E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter, blic për Xherard

Megjithatë tratativa zyrtare do të hapet në qershor, ku do të jetë e qartë edhe renditja e Liverpulit në kampionat; në rast moskualifikimi për në Ligën e Kampioneve, Liverpuli do të jetë i detyruar të shesë.Nisur edhe nga gjendja e vështirë financiare, Xherard, Fernando Torres (i pëlqen gjysmës së evropës), dhe Maskerano (interesohet Barcellona), mund të largohen për të mbushur arkat e klubit. Për këtë arsye Interi dhe Masimo Morati kanë nisur të nxitojnë për t’u mos përballur me konkurrencë verën e ardhshme, duke ditur mirë se mesfushori anglez i pëlqen Realit, Çelsit dhe Mançester Sitit. Në fakt, te Interi Xherard do të ishte pedina kryesore për repartin e mesfushës që do të perfeksiononte repartin e vetëm të zikaltërve që nuk është në lartësinë e reparteve të tjera.                                                                                              

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›