Viti i ri 2010, pak të lënduar nga fishekzjarret
Shefi i repartit të urgjencës në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, Myzafer Kaçi, bëri të ditur se në orët e para të Vitit të Ri në urgjencë u paraqitën 12 raste me dëmtime të lehta. Pavarësisht fluksit jo të madh të të dëmtuarve, dr. Kaçi theksoi se mjekët që ishin në shërbim në natën e ndërrimit të viteve kanë qenë në gatishmëri të plotë.Edhe në urgjencën e Spitalit Ushtarak të Tiranës, personeli mjekësor ka qenë në gatishmëri. Numri i rasteve të paraqitura, sipas mjekëve të këtij spitali, ka qenë më i vogël se vitet e tjera. "Këtu u paraqitën 10 raste me dëmtime të lehta, të cilët pas ndihmës mjekësore u rikthyen në shtëpi", thanë burime pranë këtij spitali.