E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter-çelsi edhe në merkato

Sipas asaj që raporton tabloidi britanik “Daily Express”, Blutë e Londrës kanë planifikuar që në merkaton e verës të shpenzojnë 80 milion euro për të afruar në ekip katër lojtarë cilësorë. Në këtë listë është edhe emri i mesfushorit sllovak të Napolit, Marek Hamshik, të cilin trajneri Karlo Ançeloti e vlerëson shumë.

Por fantazisti napolitan prej gati dy vitesh pëlqehet edhe nga trajnrei i Interit, Hoze Mourinjo. Madje Masimo Morati hodhi edhe një hap konkret, duke i ofruar presidentit De Laurentis 28 milion euro për të siguruar shërbimet e Hamshik, ofertë që nuk u pronua nga bosi i Napolit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›