Ferguson i gëzohet Runit: Tani ia njoh forcën
Fergusoni pranoi se gjatë sezonit të kaluar e ka përdorur Runin në pozicion të papërshtatshëm. “Por tashmë e njoh mirë forcën e tij dhe e di ku mund të japë më të mirën, ashtu siç po bën në këto momente. Gjithnjë kam menduar se Uejni është një sulmues i klasit botëror”, theksoi numri një i stolit të “Djajve të kuq”.
Sulmuesi i kombëtares angleze deri tani ka shënuar 25 gola, por Sër Aleks ka besim se Runi do të shënojë akoma më tepër, sepse sipas tij, janë edhe 14-15 ndeshje për t’u luajtur deri në fund të sezonit. Duke iu rikthyer triumfit ndaj italianëve, skocezi flet për atmosferën në “San Siro”: “Për 15 minuta u ndieva i befasuar, sepse atmosfera në atë stadium është vërtet e pabesueshme”.