Ikën Leonardo, vjen Van Basten?
E ardhmja e trajnerit brazilian në krye të stolit kuqezi duket e pasigurt, sidomos pas humbjes në shtëpi me Mançesterin në Ligën e Kampionëve. Por e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” shkon edhe më tej, duke pohuar se presidenti Berluskoni është i pakënaqur me teknikun brazilian (kujtojmë deklaratën e bosit kuqezi: “Milani është skuadër fituese, nëse e bëjnë të luajë mirë”).
Dyshimet e Berluskonit kanë filluar të shtohen sidomos pas disfatës në “San Siro” të martën me Mançesterin dhe një eliminim i mundshëm nga Liga e Kampionëve mund të jetë një goditje fatale për Leonardon. Sipas gazetës italiane, drejtuesit kanë gati edhe zëvendësuesin: Marko Van Basten. Gjithashtu, përflitet edhe trajneri aktual i Kaljarit, Masimiliano Alegri.