E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter, edhe Moratti kunder Adrianos

Edhe pse Moratti ka qene “avokati” i vetem i Adrit, tashme duket se edhe kjo nuk i vjen ne ndihme lojtarit, pasi edhe pronari zikalter po ndryshon mendim.

Ceshtja Adriano po kthehet ne nje “gangrene” per Interin e president Moratti-t. Pavaresisht se shoqeria po perpiqet te mbuloje gjithcka, duke zbukuruar marredheniet mes paleve, gjerat duket se po shkojne perhere e me keq.

Mourinho eshte i mendimit se braziliani duhet te largohet nje ore e me pare, por presidenti ka kerkuar qe trajneri te kete durim dhe te vazhdoje te punoje me ish “Prerandorin”. Edhe pse Moratti ka qene “avokati” i vetem i Adrit, tashme duket se edhe kjo nuk i vjen ne ndihme lojtarit, pasi edhe pronari zikalter po ndryshon mendim.

“Gjithcka varet nga vullneti i tij. Adriano do qendroje nese arrin te duroje te gjitha rregullat”, eshte shprehur shkurt dhe qarte Moratti, duke i dhene nje sinjal te drejteperdrejte sulmuesit.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›