E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter fiton 4-3 ndaj Totenhemit

Kane mjaftuar 2 minuta loje qe Interi i Benitezit te kaloje ne avantazh ndaj anglezeve te Totenhemit ne ndeshjen e vlefshme per grupin A te Liges se Kampioneve.

Ka qene kapiteni Zaneti ai qe ka gjetur rrugen e rrjetes i pari ne San Siro. Argjentinasi pas disa kombinimeve te bukura te zikalterve ka gjetur rrjeten kundershtare pas nje goditje diagonale brenda zones se Totenhem.

7 minuta me vone nje episod brenda zones se anglezeve vendos fatet e ketij takimi. Portieri Gomez nderhyn keq ndaj sulmuesve te Interit duke shkaktuar 11 metersh dhe duke e lene skuadren e tij me 10 lojtare pas ndeshkimit me karton te kuq. Penalltia ekzekutohet nga Samuel Etoo qe nuk gabon dhe dyfishon rezultatin.

Vetem 3 minuta me vone Stankovic trefishon rezultatin pas nje goditje te zgjuar ne vijen e 16 metrave goditje qe shtang portierin Kudicini qe zevendesoi Gomezin pas largimit te tij me te kuq.

Kampionet ne fuqi nuk mjaftohen me kaq dhe 10 minuta nga perfundimi i fraksionit te pare te ndeshjes katerfishojne rezultatin serish me Etoo. Pjesa e pare mbyllet 4-0 per italianet e Interit.

Ne pjesen e dyte edhe pse me 10 lojtare anglezet kerkojne me shume golin nderkohe qe Inter duke qene ne avantazhin e 4 golave ka ulur marshin e tij duke lene londinezet te perfitojne per te shenuar golin e pare ne minuten e 52 te takimit.

Ne minutat e fundit te takimit serish Bale shenon edhe 2 gola te tjere duke ngushtuar rezultatin ne 4-3 dhe duke frikesuar zikalterit qe e nisen si mos me mire kete ndeshje. Gjithesesi koha e mbetur nuk mjafton per suprizen e anglezeve dhe ndeshja perfundon 4-3 per Interin.

Interi fiton 4-3 dhe kryeson grupin A me 7 pike i ndjekur nga Totenhem me 4 pike dhe Tuente e Verder Bremen qe ndane nga nje pike pas barazimit 1-1 ne Holande me 2 pike.

Ne grupin B Lioni mundi Benfiken 2-0 ndersa gjermanet e Shalkes mposhten 3-1 izraelitet e Hapoel Tel Aviv. Grupi kryesohet nga Lion e Shalke me nga 6 pike ndjekur nga Benfika 3 dhe Hapoel 0.

Ne grupin C Mancester Junajted fitoi minimalisht 1-0 me turqit e Bursasportit ndersa Renxhers barazoi 1-1 ne Skoci me Valencian. Grupi kryesohet nga Mancesteri me 7 pike i ndjekur nga Renxhers me 5 Valencia 4 dhe Bursaspor 0 pike.

Megjithe volumin e lojes dhe rasteve te shumta Barcelona nuk ka shkuar me shume se rezultati 2-0 me Kopenhagenin nderkohe qe Panathinakosi ka barazuar pa gola me Rubin Kazanin. Grupi kryesohet nga Barcelona me 7 pike ndjekur nga Kopenhageni me 6 pike Rubin Kazani 2 dhe Panathinaikosi 1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›