Budan Mund tia dalim me Bogdanin
Cezena nga ndeshja ne ndeshje po peson humbje te pamerituara edhe pse po luan mire. Por i mungojne golat. Ne keto 15 ndeshje Erjon Bogdani ka shenuar 4 gola ku shumica i perkasin atij fillimi te mire te sezonit me skuadren e tij. Megjithate rikthimi i Igor Budanit nga demtimi duket se ka ringjallur shpresat per me shume rrezikshmeri te sulmuesve romanjole. Kroati luajti ndeshjen e pare ndaj Bolonjes te cilen e humben 0-2 ne shtepi. Deshtimi me bolonjezet sipas mediave italiane ka treguar se kombinimet e tij me Bogdanin nuk ishin ne nivelin e duhur ndaj duhet te rafinohen. Por ne 20 minutat e para kemi bashkepunuar goxha tha Budan i cili me pas sqaroi Megjithate nuk jane keto ndeshjet ne te cilat duhet te gjykohemi per menyren se si mund te luajme ne cift. Te dielen nuk kishim durimin e duhur kur duhet te perfeksionosh kombinimin me shokun e skuadres.