E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter kualifikohet ne raundin tjeter

Nje gol i argjentinasit Esteban Kambiaso i ka dhuruar Interit kualifikimin per ne raundin tjeter ta Champions dhe ne te njejten kohe ka shpetuar trajnerin Rafael Benitez i cili rrezikonte pankinen si pasoje e rezultateve negative ne ndeshjet e fundit. Kampionet ne fuqi te Evropes kane mundur 1-0 Tventen duke siguruar kalimin e turit ne Ligen e Kampioneve ashtu si anglezet e Tottenham qe ne ndeshjen tjeter te grupit A fituan 3-0 ndaj Verder Bremen.

Gjithcka e lehte per anglezet qe do te mbyllnin gjithcka ne pjesen e pare me dy golat e Kabul dhe Modric perpara se te vulosnin gjithcka me Krauc ne fundin e takimit. Ne grupin B bileta per ne raundin tjeter te Champions kane marre Shalke 04 dhe Lioni. Dy skuadrat u perballen ne ndeshjen e parafundit ku gjermanet fituan 3-0 me Farfan autor te golit te pare dhe me Huntelar i cili do te vuloste rezultatin me dygoleshin personal. Gjithsesi kjo humbje nuk i ka kushtuar Lionit qe ka perfituar nga fitorja surprize e Hapoel Tel Aviv qe kaloi me rezultatin e paster 3-0 Benfiken.

Manchester United dhe Valencia jane dy skuadrat e tjera te kualifikuara nga grupi C. Anglezet munden 0-1 Glaskoe Rangers fale golit te Runit nga pika e penalltise ndersa spanjollet shkaterruan me rezultatin tenstik 6-1 modestet turq te Bursaspor.
Gjithcka e lehte per Barcelonen qe ka regjistruar nje tjeter sukses ne transferten greke kunder Panathianikos. Pedro dhe Messi i kane dhuruar fitoren 3-0 Barcelones e cila kalon ne fazen tjeter te Champions si e para e grupit D. Ne dyshim mbetet skuadra tjeter qe do te kualifikohet per me tej pas fitores 1-0 te Rubin Kazan kunder danezeve te Kopenhagen.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›