E Diel, 1 Nëntor 2026

Fotot familjare ne pikture

Te kesh ngacmimin e duhur per te bere nje pikture nuk eshte thjesht ceshtje frymezimi por edhe te kesh gjendjen e duhur emocionale. Duket se kete gjendje piktores Albana Shoshi ia kane krijuar fotografite e familjes dhe te femijerise mbi te cilat ka ngritur nje cikel te tere pikturash te kornizuara nen titullin e ekspozites Ekzaltime.

Ky impostim i fallsos i imponuar qe i vendoset njeriu kur vendoset para nje objeklivi per te ngacmuar idene se jo cdo gje ne kete realitet kaq te bukur qe ne shohim qetesisht eshte ashtu thote Shoshi.

Nje pikture realiste qe vjen shume natyrshem me ngjyrime kontemporane realizem qe tani ne kohe shpreh ne nje fare menyre edhe ndikimin artistik te te atit piktorit Zef Shoshi.

Ai formim i hershem formimi baze ka ndikuar edhe ne zgjedhjen time te kesaj rryme ose te kesaj forme artistike thote Shoshi.

Nga kritiket e artit Albana Shoshi ne aspektin teknik dhe stilistik konsiderohet nje perfaqesuese e fotorealizmit ne zhvillimet e piktures realiste ne Shqiperi. Ajo nis me grumbullimin e informacionit permes aparatit fotografik vijon me perzgjedhjen e sasise se dimensioeve dhe perfundon me ekzekutimin koloristik permes realizmit ne pikture.

Artistja nderthur realizmin dhe impresionizmin per te arritur objektivin e saj final e pikerish imazhi artistik i kujteses emocionit dhe ndjesise se jetuar ne nje cast ne te shkuaren.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›