Inter luan ndaj Anorthosis
Nga Altin Latifi
Interi do të kërkojë kualifikimin në ndeshjen e sotme në Qipro, e vlefshme për grupin B të Champions League. Trajneri Hoze Murinjo vlerësoi kundërshtarin, që sipas tij luan shumë mirë në mbrojtje.
ITALI- Interi do të kërkojë fitoren e dytë radhazi kur të ndeshet sot në mbrëmje ndaj Anorthosis Famagusta në Qipro. Zikaltërit arritën të fitonin 1-0 dy javë më parë në Milano, por një tre pikësh sot i kualifikon ata për në turin tjetër të Champions League. Përballë do të jenë kampionët e Qipros, një skuadër e re, por që luan shumë fort në fushën e saj. Anorthosis ka një grup të mirë lojtarësh, ndërsa në portë kanë shqiptarin Arjan Beqaj, i kthyer në një nga liderët e këtij ekipi. Hoze Murinjo ka lënë sërish në shtëpi Adrianon për këtë takim, ndërsa ka rithirrur Kruz. Portugezi mbrojti yllin e tij Zllatan Ibrahimoviç, duke thënë se ai është në top-formë. “Ai po luan për skuadrën, jo për vete, dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua. Është i njëjti lojtar që ka qenë gjithmonë”, deklaroi Murinjo. Ai vlerësoi gjithashtu edhe kundërshtarin, që ndodhet në vend të dytë në grupin B, me 4 pikë. “Ndoshta skuadra të tjera mund të mendojnë se të luash ndaj Anorthosis është e lehtë, por unë nuk mendoj aspak kështu. Ne u përballëm me ta në San Siro dhe nuk ishte aspak e lehtë. Ata janë të organizuar shumë mirë në mbrojtje, janë shumë të fortë. Edhe në San Siro rrezikuan shumë pak”, u shpreh më tej tekniku portugez. Interi do të kërkojë sot në mbrëmje golin e 100-të në Champions League. Ndeshja e vetme që zikaltërit kanë luajtur në Qipro është ajo ndaj Apollon Limasolit në sezonin 1993-1994 të Kupës UEFA, kur ata barazuan 3-3. (a.r/balkanweb)