Adriano nuk do të aktivizohet as për Ligën e Kampioneve
Milano (Start)- Adriano do të qëndrojë jashtë edhe në ndeshjen e sotme për Ligën e Kampioneve. Problemet e fundit të “Perandorit” me trajnerin e tij Murinjo, duket se janë bërë shtysë edhe për kërkimin e largimit të tij nga Interi.
Drejtuesit zikaltër nga ana e tyre nuk dëshirojnë absolutisht që lojtari i tyre të bëjë një transferim të mundshëm tek kuqezinjtë e Milanit.
Megjithë zërat e shumtë rreth Adrianos, tekniku Murinjo është shprehur: “Në qoftë se dëshiron, me Udinezen mundet të luaj”. “Perandori” do të grumbullohet edhe me përfaqësuesen e “Seleçaos”, dhe për këtë Dunga është shprehur: “Problemet i ka me Interin, jo me përfaqësuesen”.
Kontrata e brazilianit me Interin skadon në qershorin e 2010-ës, dhe largimi i tij në janar duket i vështirë. Interi nuk mund t’i ofrojë lojtarit më shumë se 2.5 milion euro në vit, edhe nëse do të ketë rinovim kontrate.
Adriano rreth kësaj çështjeje ka gati planin e tij B; të presë përfundimin e kontratës mbas dy vitesh, dhe të kalojë me parametra zero tek Milani. Tek kuqezinjtë “Perandorin” do ta prisnin me krahë hapur të gjithë.