E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter,Adriano titullar ndaj Atalantës

Interi kryesues do të luajë të dielën në Bergamo kundër Atalantës.Pas frenimit që patën javën e kaluar në San Siro nga Kaljari skuadra e Murinjos do të kërkojë vetëm fitore në fushën e vështirë të Atalantës sepse Juventusi është aty prapa me vetëm katër pikë dhë prêt që zikaltërit të bëjnë një hap falls.Lajme të mira për teknikun Murinjo vijnë nga serbi Dejan Stankovic i cili po rekuperohet nga dëmtimi dhe mund të rikthehet titular.Ndërkohë që pas mungesës në ndeshjen ndaj Kaljarit do të rikthehet të zërë vendin e tij në krahun e djathtë të mbrojtëjes braziliani Maicon.I gatshëm nuk do të jetë ganezi Sulley MUntari i cili do të mungojë për shkak kartonësh.Interi ndodhet në vendin e parë me 43 pikë të grumbulluar anë 18 javë por në ndryshim me vitin 2008 tani zikaltërit nuk janë më të shkëputut me një diferencë të madhe pikësh nga ndjeksja më e afërt Juventusi por ndodhen larg bardhezinjve vetëm 4 pikë larg.Në sulm përktah Ibrahimovic që është i pazëvendësueshëm do të luajë braziliani Adriano I cili pas paraqitjes së mirë në Kupën e Italisë ndaj Genoas do ta nisë si titular edhe ndeshjen ndaj Atalantës.Në portë do të luajë i zakonshmi Hulio Cezar ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Maicon,Samuel Kordoba dhe Maksuell.Mesfusha nga Kapiteni Zanetti ,rumuni Christian Chivu,Esteban Cambiaso dhe Dejan Stankovic.Dyshja e sulmit do të përbëhet nga Zlatan Ibrahimovic dhe Adriano.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›