Etien Dilo dhe Shqiperia e tij
Krejt shqiptaret pajtohen me mendimin se nuk eshte dicka ne rregull me klasen tone politike. Jane te shqetesuar si pasoje e varferise sociale kerkojne dic tjeter duke kundruar me te njejtin parameter edhe nga e majta edhe nga e djathta. Duke u nisur nga ky pikeshikim i pergjithshem do te ishte gje normale pritja e disa propozimeve te reja qe do te zgjonin interes dhe besim te te dy palet edhe te pala e majte qe vuan nga komplekset e socializmit te deshtuar si sistem politik edhe te pala e djathte qe eshte ntrashur me djersen dhe gjakun shqiptar duke i lene kriminelet e pandeshkuar sidomos ata qe e masakruan Kaliopi Dilon ne Sheper te Zagorise me 25 janar 1991. Po vrasesit ku jane pyet Piro Kuqi dhe pergjigjet me fjale te tjera Askush nuk na pergjigjet. O kjo kasaphane keta ujqer qe e mbrojne xhelatin keta vampire qe enden neper popull Kush eshte Etien Dilo autori i monografise 147Ne udhetim148 ku ben fjale per familjen e tij te persekutuar dhe personalitetet te padiskutueshme kur luhej fati i kombit.
Etieni u lind me 1938 ne Sheper te Zagorise kreu studimet e larta ne Universitetin e Tiranes sherbeu si mesues dhe drejtues shkollash ne rrethin e Fierit dhe gjimnazin e Balshit. Pas shembjes se diktatures komuniste qe nderuar me titullin 147Mesues i Merituar148. Ka ribotuar 147Gramatiken148 e Ilia Dilo Sheperit dhe ka botuar disa artikujt studimore ne shtypin e kohes dhe ka botuar librat 147Bija e Sheperit nje emer qe rron mes nesh148 147Ilia Dilo Sheperi asht nga ashti i memedheut148 147Nje bote qe lind e nuk lind dot148 etj. Ka lene ne doreshkrim edhe dy libra tjere dhe eshte ndare nga jeta aksidentalisht ne korrik te vitit 2008. Nga burimet elektronike kuptojme se Etieni iku e prishi pune me punen e paperfunduar. Nje liber e la ne kompjuter. Per Etienin pa prishur qejf e me modesti do te rikujtoja thenien 148Nuk eshte vetem fisi qe larteson njeriun por eshte edhe njeriu qe larteson fisin148. E perjetojme dhimbjen me kurajon zagoriote
147Kujtoj Memen e Babane. Qaj me lot duke kujtuar motren e vellane. Etienin qe kurre 147nuk u binte148 kambanave148 per t146u dukur e mendojme ulur ne karrige stoik para kompjuterit tek i jep Zagorise Kosoves Shqiperise edhe nje deshmi atdhetarizmi ashtu ne heshtjen e heshtjes qe degjohet vetem nga 148kujtesa e kohes148.
Dhe me tej 147Etien Dilo ishte shqiptari ne fytyren e shpirtin e te cilit zbuloje vec urtesi e mencuri atdhetari qe kurdohere do te jete nje faqe libri per ne dhe gjeneratat qe do vijne si arkeolog i dokumenteve per gjuhen shqipe. Ngushellohemi me punen e me jeten aktive te ketij fidani te brishte te lisit Dilo maje kulmore ne Zagori e ne Shqiperi si studiues e atdhetar qe na jep mesazhin e krenarise se vlerave dhe vyrtyteve shqiptare qe i bejne aq nder virtyteve njerezore.148 Libri i tij 147Ne udhetim148 strukturohet ne 3 kapituj Bij te Zagorise punetore te Rilindjes Kombetare Era e lirise zera te Zagorise Shkermoqja. Derisa ne kapitullin e fundit boton disa elegji dhe nje pjese te leterkembimit Xh. Puravelli-F. Dilo ne kapitujt tjere pas fjales hyrese jep mesazhin e Agim Shehut me rastin e perurimit te bustit te Ilia Dilo Sheperit citon nga fletet e historise ne gojen e popullit jep shkrimet Nga pusi ne mal ne Fushen e Sheperit Drejt 147Itakes148 sone Dy fjale per Sejfullane 147Apostuj te rreme148 Nje studim akademik Studimi i Rilindjes Kombetare nje domosdoshmeri e kohes sone Jani Dilo nje jete kushtuar ceshtjes sone kombetare Keta bij te Zagorise c146vend zene midis rilindesve dhe midis atdhetareve veterane
Nga korrespondenca kuptojme se pasardhesit e Ilia Dilo Sheperit jane idealiste 147qe shkruajne me krenarine e shqiptarizmit qe rrenjet i ka te thella ne edukaten e te pareve.148 Aty behet fjale per pasojat e krimit komunist dhe trimerine e asaj nene zagoriote Kaliopi Dilo qe ra ne ate vend e qe larteson nderin dhe lavdine e nenave tona te masakruara nga bishat e diktatures bolshevike. Ne shkrimet e Etien Dilos dhe korrespondencen e perfshire ne librin e tij kuptojme shume gjera per heshtjen e atyre qe s146lane hale pa trazuar per te vrare shqiptarizmin e traditen zagoriote per zagoritet e Cajupit 147qe e bene te paret tane me mencuri e sakrifica te pashoqe deri ne vetemohim148 per Faik Konicen qe ka thene 147Per te bere Shqiperine do te mbeshtetemi te tre shtylla te medha te edukata familjare shqiptare tek edukata shkollore dhe tek edukata fetare.148
Nga leterkembimi e deshifrojme edhe permbajtjen e librit te Etien Dilos sipas te cilit kuptojme se keto tre shtylla qe i permend Konica 147zagoritet i kishin ngritur te shendetshme shume kohe perpara se te ngrihej shteti shqiptar. Familjet zagorite totalisht kishin ne themelin e tyre moralin e larte dhe ne praktike edukaten e punes shembullore edukate kjo qe kishte emancipuar tere jeten shqoerore ne krahine e kudo ku jetonin keta engjej qe rrezatonin kulture e multikulture. Nje veper briliante qe ta meson te verteten se 147te paret tane zagorite si te gjithe rilindesit e kishin orientuar busullen e miresise tek drita e diturise dhe kete e benin realitet. Me mencuri e sakrifica hapen nje shkolle gjysme te mesme mu ne mes te Zagorise ne Manastirin e Nivanit qe me 1880.148 Ja kjo eshte Zagoria ortodokse e te pareve tane qe e predikonin diturine atdhetarizmin dhe fene pa urrejtje e percarje ngase ata qe e kutivojne fanatizmin islamik ortodoks apo katolik nuk ndertojne por vetem prishin. Ndaj edhe une po e permbyll kete shkrim me thenin e Jezu Krishtit 147Fali o Zot se ata nuk dine se c146bejne148