E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi dëshiron të shesë Ibrahimoviçin

Sipas agjentit të Zllatan Ibrahimoviç, Interi është duke e detyruar sulmuesin suedez që të largohet nga Giuseppe Meazza. Të dielën, presidenti i Interit, Massimo Moratti, tha se shanset janë gjysmë për gjysmë për qëndrimin apo largimin e Ibrahimoviçit dhe Maikonit, ndërsa mediat kanë spekuluar se drejtori teknik, Marko Branka, ka udhëtuar në Spanjë për të filluar bisedimet me Real Madridin. "Nuk është e vërtetë që Ibrahimoviçi ka shprehur dëshirën për t'u larguar. Ai ka thënë se nuk do të qëndrojë gjithmonë tek Interi, por jo që dëshiron të ikë". "Nëse ai vendos të largohet nga Interi, ai do të kishte diskutuar për këtë gjë me presidentin Moratti". "Nuk mendoj se Branka ka shkuar në Madrid për Zllatanin. Nëse ka shkuar, do të thotë se unë nuk di asgjë për këtë punë. Ndoshta ka shkuar për Maikonin, por kjo nuk më takon mua. Asnjëherë nuk kam parë një drejtor të shkojë në një vend për ta shitur një lojtar. Thjeshtë, nuk e besoj". "Reali duhet të vijë këtu... Nëse Branca ka shkuar në Madrid për ta shitur dikë, ai duhet të shkarkohet nga puna, sepse kjo do të thotë se ai nuk është i aftë për këtë punë". "Nëse Interi dëshiron të shesë Ibran, unë do kujdesem për këtë punë. Gjithçka varet nga Interi, mua më nevojitet vetëm një telefonatë", ka thënë agjenti i Ibras, Mino Raiola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›