"Ora News"-IPR Markting: Fituese PD me 44 %, PS 41 %

Televizioni "Ora News" dhe kompania e njohur e sondazheve IPR Marketing kanë publikuar sondazhin e katërt për zgjedhjet e 28 qershorit. Rezultatet janë shpallur nga drejtori i përgjithshëm i IPR Marketing Antonio Noto dhe nga gazetari Alfred Peza, në emisionin "Ora e Debatit". Kështu në sondazhin e katërt televizioni "Ora News" dhe kompania IPR Markting ka nxjerrë fituese PD me 44 % të votave dhe PS me 41 %, LSI ka marrë 5 %, G99 ka marrë 2.7 %, LZHK merr 0.5 % dhe (PDK- PBD - PKONS - PRDSH - PRRL) marrin 1 % të votave dhe PLIDR- (Partia Ligj dhe Drejtesi) merr 0.5 % të votave . Sondazhi gjithashtu ka shpallur rezultatet edhe për koalicionet. Kështu koalicioni i PD "Aleanca për ndryshim" merr 47.9 %, koalicioni i PS "Bashkimi për ndryshim" merr 44.4 %, koalcioni i LSI "Aleanca Socialiste për Integrim" merr 6 % dhe koalicioni "Aleanca Poli i Lirisë" merr 1.5 të votave. Përveç sondazheve në rang kombëtar, "Ora News" dhe kompania IPR Markting ka shpallur rezultatet e sondazheve në qarkun e Tiranës një prej qarqeve më të rëndësishme në vend. Kështu në qarkun e Tiranës fituese është PD me 46 %, PS merr 40 %, LSI merr 4 %, dhe G99 merr 2.7 %. Ndërsa për koalicionet në qarkun e Tiranës ka fituar koalicioni i PD "Aleanca për ndryshim" me 48.8 % të votave, koalicioni i PS "Bashkimi për ndryshim" merr 43.8 % të votave, koalicioni i LSI "Aleanca Socialiste për Integrim" merr 4.6 % dhe koalcioni "Aleanca Poli i Lirisë" merr 2.5 % të votave. Kështu PD merr deri në 16 mandate deputetësh, PS merr 14-15 mandate dhe LSI merr vetëm një mandate. Sondazhi është përgatitur në periudhën kohore nga 17-20 qershor 2009 dhe marzhi i gabimit për Tiranën është ± 3,4 %. dhe në rang kombëtar është ± 2,6 %. Për të realizuar janë pyetur për qarkun e Tiranës 800 persona dhe në rang vendi janë bërë 1504 telefonata.
Sondazhi i parë i kompanise IPR Marketing u publikua në televizionin "Ora News" në 15 prill, më pas është publikuar një tjetër në mes të muajit maj, një në daten 16 qershor dhe sondazhi i sotëm është i fundit në periudhen parazgjedhore. Përveç sondazheve në rang kombëtar, kompania IPR Markting ka sjellë edhe sondazhe për qarqe të caktuara siç janë Tirana dhe Fieri, dy prej qarqeve më të rëndësishme në vend. Ndërkohë që ditën e zgjedhjeve televizioni Ora News dhe kompania IPR Marketing do të shpallin edhe rezultatet e exit poll-it vetëm 2 minuta pas mbylljeve të kutive të votimit.
Rezultatet e këtij sondazhi janë publikuar nga Drejtori i IPR Marketing, Antonio Noto dhe nga gazetari Alfred Peza në një emision ku të ftuarit Andrea Stefani analist, Edlira Gjoni analiste, Agim Isaku publicist dhe Sami Neza kryeredaktor i gazetës "Standard" kanë debatuar rreth situatës ku ndodhen partitë politike kur na ndajne më pak se një javë nga zgjedhjet.