E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trezeguet: Do të qëndroj në Juventus

Sulmuesi francez David Trezeguet nuk është i shqetësuar nga spekulimet të cilët e lidhin atë me një largim nga Juventusi.Bardhezinjtë raportohet se dëshirojnë të largojnë sulmuesin, me mediat të cilat e përfshijnë francezin në një marrëveshje shkëmbimi për sulmuesin e Villarrealit, Giuseppe Rossi.
"Në fillim të korrikut do të kthehem në Torino, i gatshëm për kampin para-sezonal dhe për t'u zhytur në sezonin e ri. Kam edhe dy vite të mbetura në kontratën time me biankonerët dhe e di se drejtorët më kanë thënë se nuk jam në shitje dhe se jam pjesë e historisë së klubit", ka thënë Trezeuet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›