E Hënë, 2 Nëntor 2026

Interi dhe Atalanta takohen përsëri për Lookman, palët nuk gjejnë ende gjuhën e përbashkët

Drejtuesit e Inter kanë udhëtuar sot drejt Bergamos për të diskutuar me homologët e tyre te Atalanta sa i përket transferimit të Ademola Lookman. Siç dihet sulmuesi nigerian ka gjetur një akord me ekipin ziklatër, por për momentin asgjë nuk është konkretizuar pasi mungon marrveshja mes klubeve.

Na takimin e sotëm Marota i ka bërë të qartë drejtuesve të Atalantës se klubi milanez nuk ofron më shumë se 45 milionë euro (42 milionë euro fikse dhe 3 në formë bonusesh) për sulmuesin. Ndërsa nga ana tjetër thuhet se ende nuk kanë vendosur një çmim për 28-vjeçarin edhe pse mendohet se Perkasi heq dorë prej shërbimeve të tij nëse merr 50 mln euro.

Në këtë tratativë, e cila pritet që të zgjasë disa javë, ka një peshë të madhe vendimi i marrë nga vetë lojtari, i cili kërkon me ngulm transferimin në Milano.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›