E Hënë, 2 Nëntor 2026

Merrte inerte pa leje në lumin Mat, shpallet në kërkim administratori, procedohen 3 punonjës në Lezhë

Policia e Lezhës në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka evidentuar një subjekt që ushtronte aktivitet të paligjshëm në shtratin e lumit Mat, duke dëmtuar mjedisin dhe duke vepruar pa dokumentacionin përkatës.

Nga vëzhgimet e bëra është konstatuar se subjekti ushtronte aktivitet të paligjshëm duke gërryer lumin Mat dhe marrë inerte.

Si rezultat i kontrolleve, janë sekuestruar katër mjete të rënda, një ekskavator dhe tre kamionë, që përdoreshin për këtë veprimtari.

Policia njofton se është shpallur në kërkim administratori dhe procedohen 3 punonjësit e kompanisë.

“Administratori i subjektit, shtetasi S. P., 39 vjeç, banues në Kamëz, është shpallur në kërkim, ndërsa tre punonjës të tjerë, shtetasit M. L., 36 vjeç, V. L., 47 vjeç (vëllezër) nga Puka dhe F. L., 50 vjeç nga Tale, Lezhë, janë proceduar në gjendje të lirë.“

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Policia vijon punën për kapjen e administratorit dhe ndalimin e veprimtarive që cenojnë mjedisin.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›