Interi drame ne Londer tre gola nga Totenhemi
LONDER-Interi ka pesuar humbjen e pare ne kete sezon te Champions League duke u mundur 3-1 nga Totenhemi ne Londer. Skuadra e drejtuar nga Rafa Benitez shkonte ne takimin e mbremshem me mungesa te shumta te cilat kane ndikuar dukshem ne rendimentin e saj ne fushe. Nderkohe vendasit kane qene te papermbajtshem duke sulmuar vazhdimisht. Rafael Van der Vart gjeti rrugen e golit ne minuten e 18-te duke shokuar mbrojtjen zikalter. Kur pritej reagimi i Interit ka qene serish Totenhemi qe ka bere lojen. Ne fillim te pjeses se dyte Garet Bejl per pak ka shenuar me nje rrofeshate nga kufijte e zones ndersa goli i dyte erdhi ne minuten e 61-te me ane te Piter Krauc. Samuel Eto rihapi ndeshjen 10 minuta para fundit por goli i tij sherbeu vetem per statistike pasi ne fund te ndeshjes Totenhemi shenoi edhe golin e trete me autor Roman Pavljucenkon. Humbja ben qe Interi te humbase vendin e pare i cili tashme mbahet nga Totenhemi. Nderkohe Tvente eshte ngjitur ne kuoten e 5 pikeve pas fitores 2-0 ne fushen e Verder Bremenit.
Barcelona
Barcelona e Pep Guardioles nuk ka arritur te shkoje me shume se nje barazim 1-1 ne Danimarke perballe FC Kopenhagen ne nje ndeshje ku katalanasit jane treguar me te bute sesa duhej. Lionel Mesi gjeti rrugen e golit ne minuten e 31-te duke goditur sakte me te djathten ne zone. Por vendasve iu desh vetem dy minuta per te barazuar shifrat fale nje aksioni te bukur nga e majta qe u finalizua nga Klaudemir. Ne pjesen e dyte Barca kerkoi te shenonte me lojen e saj te zakonshme por David Vija ne sulm nuk ka qene ai qe pritej ndersa edhe Lionel Mesi ka ulur ritmin. Ne takimin tjeter te ketij grupi Rubin Kazan barazoi pa gola me Panathinaikosin duke mbetur 4 pike larg FC Kopenhagen.
Mancesteri
Mancester Junajtid ka marre fitoren e trete radhazi ne grupin C duke mposhtur 3-0 ne transferte Bursasporin. Pas nje pjese te pare pa gola ku rastin me te mire e paten turqit e dyta nisi menjehere me gol per Junajtid. Flecer zhbllokoi shifrat i lene i lire ne zone ndersa Obertan realizoi me nje goditje te fuqishme nga kufijte e zones. Ne fund ishte portugezi Bebe qe mbylli llogarite me nje gjuajtje te lehte ne zone.
d.b/BalkanWeb