E Diel, 1 Nëntor 2026

Liga e Kampioneve luhen ne mbremje Inter- Tottenham dhe Man. United- Bursaport

Inter do te luaje ne trasnferten e veshtire kunder anglezeve te Tottenham ndeshjen e katert ne grupin A te Liges se Kampioneve me objektivin e vetem per te siguruar perpara kohe kualifikimin per ne raundin tjeter te kompeticionit me te rendesishem evropian per klube.
Kampionet ne fuqi te drejtuar nga Rafael Benitez vijne ne kete sfide me shume demtime perfshire dhe portierin Julio Sezar megjithate tekniku zikalter ka bere te ditur se beson te suksesi i skuadres se tij.

Asgje e lehte per italianet pasi vendasit e harry Redknap kerkojne maksimumin ne fushen e tyre per te siguruar nje bilete per ne raundin tjeter te Champions.

Nje sfide te rendesishme do te luaje Manchester United ne grupin C ku do te zbrese ne fushen e modesteve turq te Bursaspor. Aleks Ferguson duhet te beje ne kete ndeshje serish pa Wayne Rooney por do te mbeshtetet edhe nje here te talenti i sulmuesit te ri Hernandez i cili ka qene deciziv ne ndeshjet e fundit te Manchester United.

Prania e nje skuadre gjigande si ajo angleze pritet te mobilizoje me shume vendasit e Bursaspor te cilet do te kerkojne nje paraqitje sa me dinjitoze ne kete ndeshje.

Ne grupin D Mesi dhe Barcelona e tij do te luaje ne fushen e Kopenhagen. Kampionet spanjolle jane favorite te padiskutueshem ne kete sfide por trajneri Peb Guardiola ka kerkuar ne skuadra e tij perqendrimin maksimal duke e konsideruar ekipin danez si shume te veshtire per tu mundur ne fushen e tij.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›