Te merkuren kupa zgjedh 16 me te mirat

Me 16 ndeshjet e kthimit te turit te pare te Kupes se Shqiperise do te percaktohen 16 skuadrat - 8 nga grupi A dhe 8 nga grupi B - qe do te vazhdojne ne raundin e dyte eliminator te edicionit te 59-te te Kupes se Shqiperise. Takimet e para nuk prodhuan shume surpriza dhe mesa duket big-et e futbollit shqiptar nuk priten te kene probleme.
GRUPI A
Dinamo kampionia ne fuqi dhe kryesuesja aktuale e Superliges fitoi 2-0 ne Luz golat nga Martinena dhe Gjokeja duke e mbyllur qysh ne ndeshjen e pare ceshtjen e kualifikimit per nje te tetat e finaleve. Tirana 13-here fituese e Kupes se Shqiperise fitoi minimalisht me Skraparin 1-0 ne Skender Halili fusha stervitore te bardhebluve fale nje goli te sulmuesit Enco Malindi dhe zor se besohet se skrapalinjte do te jene te afte te ndalin nje gjigant si formacioni kryeqytetas. Ne Berat Tomori i Kategorise se Pare barazoi pa gola me Flamurtarin e Superliges keshtu qe takimi i kthimit ne Vlore eshte nje rebus me vete pavaresisht formes se shkelqyer qe po tregojne kuqezinjte vlonjate ne Superlige e qe vijne pas nje fitoreje 3-1 ne Shkoder. Bylisi shfryu ne Lezhe gjithe inatin e mungeses se rezultateve ne Superlige duke fituar 3-1 me Beselidhjen ne Brian Filipi dhe pas fitores 3-1 ne kampionat kundr Beses duket se formacioni i Nikola Ilievskit nuk do te lejoje surpriza. Ne Velipoje Ada fitoi 2-1 me Apolonine e Fierit keshtu qe fieraket duhet te impenjohen jo pak per te fituar ndeshjen e kthimit ndaj nje Ade qe pak eshte dukur kete sezon ne kampionatin e Kategorise se Pare. Partizani rekordmeni persa u perket trofeve ne Kupen e Shqiperise 15 humbi 1-0 me Kamzen keshtu qe ndeshja e kthimit me Kamzen zonje shtepie mund te prodhoje si kualifikimin e kamzalinjve ashtu dhe te te kuqve pavaresisht se Partizani vjen pas humbjes 4-0 me Apolonine ne Fier. Shkumbini fitoi ne tavoline 3-0 ndeshjen e pare me Vloren prandaj ne Peqin duket se nuk do te kete histori.
GRUPI B
Besa fituesja ne fuqi e Kupes se Shqiperise pertej rezultateve te dobeta ne Superlige fitoi 3-0 ne Librazhd me Sopotin vendas Cikalleshi penallti Krasniqi dhe Mihani. Nje ndeshje me kualifikim te paravendosur. Memaliaj i Kategorise se Dyte fitoi 1-0 me Lacin e Kategorise Superiore keshtu qe lacjaneve u duhet te fitojne te pakten me dy gola diference nese duan te jene midis 16 me te mireve te Shqiperise ne Kupe. Terbuni u tregua nje kundershtar i denje per Vllaznine duke barazuar1-1 ne Puke me shkodranet e malaziasit Mojash Radonjic nje ndeshje ku mbizoteruan shkelmat dhe demtimet e lojtaret e demtuar sidomos ata shkodrane. Per Mirel Josa kualifikimi shihet si nje mundesi per permiresim te imazhit pas humbjes 3-1 me Flamutarin ne kampionat. Burreli u tregoi nje kocke e forte ne barazimin 2-2 me Skenderbeun pavaresisht avantazhit te dyfishte te skuadres se Muces Berkic Vrapi. Pjetrani dhe Baku penallti barazuan per matjanet. Per Skenderbeun nuk pritet ndonje ndeshje e veshtire pasi skuadra korcare ndodhet ne forme optimale. Teuta fitoi 2-1 ne Mamurras Hasalla per mamurrzaket Frasheri dhe Topi 11-m per durrsaket e Edi Martinit ndeshja e kthimit duket se do te jete nje shetitje. Pogradeci pas fitores ne kampionatin e Kategorise se Pare fitoi edhe ne ndeshjen e Kupes se Shqiperise me Lushnjen 1-0. Per lushnjaret do te jete nje sfide e veshtire ndaj kryesuesve aktuale te Kategorise se Pare. Dy takimet e tjera te ketij grupi Luftetari-Gramozi dhe Gramshi-Elbasani u mbyllen ne barazim pa gola por me avantazhin ne ndeshjet e kthimit per kolonjaret dhe elbasanllinjte.
KUPA E SHQIPERISE
EDICIONI I 59-TE
TURI I PARE NDESHJET E KTHIMIT
03.11.2010 1330
GRUPI A
Dinamo-Luzi 2008 2-0
Tirana-Skrapari1-0
Flamurtari-Tomori 0-0
Shkumbini-Vlora 3-0 tav.
Kastrioti-Bilisht Sport 2-2
Bylis-Beselidhja 3-1
Apolonia-Ada 1-2
Kamza- Partizani 1-0
GRUPI B
Besa-Sopoti 3-0
Laci-Memaliaj 0-1
Vllaznia-Terbuni 1-1
Teuta- Mamurrasi 2-1
Skenderbeu-Burreli 2-2
Elbasani-Gramshi 0-0
Gramozi-Luftetari 0-0
Lushnja- Pogradeci 0-1
Ne kllapa rezultatet e ndeshjeve te para
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte 02 Nentor 2010