Interi drejt kreut

Interi ka rikthyer edhe atë avantazh të vogël të ngushtuar në krahasim me liderin Milan pas fitores ndaj Barit në San Nicola, një triumf mjaft i vështirë ky për zi kaltrit edhe pse rezultati ishte 3-0.
Ndeshja në disa momente ishte shumë e barabartë, me Interin që kishte dominimin në posedim të topit.
Sidoqoftë, në debutimin e tij të parë të plotë në fanellën e Interit, Houssine Kharja ua siguroi fitoren zikaltërve me anë të golit të shënuar (70’) pas një aksioni të tij të organizuar së bashku me Samuel Eto`on.
Sa për t`i dhënë formë fitores dhe për t`ua mbyllur gojën kritikëve, Interi e shënoi edhe golin e dytë në këtë takim me anë të kujt tjetër pos sulmuesit më të mirë italian, Giampaolo Pazzinit (90’ +4) për 2-0. Verdiktin përfundimtar këtij takimi i dha i rikthyeri nga dëmtimi Wesley Sneijder për 3-0 me asistimin e transferit të ri njëherit njeriut të ndeshjes, Houssine Kharja.
Interi me këtë fitore ngjitet në pozitën e katërt me 41 pikë, shtatë më pak se lideri Milan, por zikaltërit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.