New York kërkon Anelkan

Nga Express më 03 shkurt 2011 në ora 19:35
E përditshmja sportive franceze L’Equipe ka raportuar se New York Red Bulls është duke u munduar ta transferojë sulmuesin e Chelseas, Nicolas Anelka.
Klubi nga Major League Soccer kërkon që Anelka të bashkohet me francezin tjetër Thierry Henry, i cili erdhi në klub gjatë verës së vitit të kaluar.
L’Equipe ka cituar vëllanë e Anelkas, Claude, duke thënë se ish reprezentuesi francez ka shprehur gatishmëri për kalim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Anelka ka kontratë me Chelsean deri më 2012.