Ramsfeld: Doja të largohesha pas skandalit në Abu Graib
Ish sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld, ka deklaruar se gabimin më të madh që ka bërë si shef i Pentagonit ishte pse nuk u largua pas publikimit të fotografive për abuzimin e të burgosurve në Abu Graib të Irakut.
Pranimi bëhet në shkrimin më të fundit të tij "E njohur dhe e Panjohur".
Ramsfeld shkruan se dy herë brenda pesë ditëve ia ka paraqitur dorëheqjen presidentit Xhorxh Bush në vitin 2004, pasi u bë publike sjellja e keqe e ushtarëve amerikanë në burgun Abu Graib.
Presidenti i atëhershëm i SHBA-së Xhorxh Bush më në fund e largoi Ramsfeldin në vitin 2006.