E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi, i aftë për titull

Legjenda e futbollit gjerman, Jurgen Klinsmann beson se Interi ka kapacitet për ta fituar titullin e kampionit në Itali.

Gjermani beson se trajneri Andrea Stramaccioni ka ndërtuar një skuadër solide, me të cilën mund të arrijë suksese këtë edicion.

“Interi është i aftë për titull me faktorin Stramaccioni. Nuk është i famshëm jashtë Italisë, por është një njeri që fiton aq shumë ndeshje, duhet të jetë i mirë. Shihet se e ka komponuar një ekip të mirë dhe sukseset nuk do t’i mungojnë”, deklaroi selektori aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të përditshmen italiane, Gazzetta dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›