E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet komandanti i Boko Haram

Forcat nigeriane të sigurimit njoftuan të premten se, gjatë një ofensive që rezultoi me disa militantë të vrarë islamikë, kanë vrarë edhe një komandant të lartë të grupit islamik të Boko Haram.

“Komandanti Ibn Saleh Ibrahim është në mesin e të vrarëve si pasojë e një sulmi të forcave të kombinuara këmbësorike dhe mjeteve të blinduara”, deklaroi zëdhënësi i forcave të përbashkëta ushtarake dhe policore nigeriane në Maiduguri, Sagir Musa.

Kryengritja e grupit Boko Haramit, që ka për qëllim formimin e një shteti islamik në veri të Nigerisë, që prej fillimit të saj, në vitin 2008, e deri më tani ka shkaktuar vrasjen e rreth 2,800 personave.

Sipas zëdhënësit, Ibrahim qëndronte prapa vrasjes së gjeneralit të pensionuar, Mamman Shuwa, që u vra më 2 nëntor, në Maiduguri, kryeqytet i shtetit verilindor Borno, që konsiderohet bazë kryesore e kryengritësve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›