E Diel, 1 Nëntor 2026

Interi i pergjigjet Romes, fiton edhe Fiorentina

Zikalterit fitojne perballjen e tyre ndaj Palermos duke fshire disi gjurmet qe ka lene eliminimi nga Liga e Kampioneve. Te paret qe kalojne ne avantazh jane zikalterit, qe i falen nje goli te Patrik Vierase ne minuten e 5-te te takimit. Me pas do te jete Palermo, e cila do te barazoje shifrat nepermjet nje lojtari zikalter. Eshte Marko Matercai ai qe do te shkunde rrjeten e portes se tij. Megjithate, gezimi i miqve do te zgjase shume pak, sepse 11 minuta me pas kiliani Himenez rikthen Interin ne avantazh. Hesapet lahen qe ne pjesen e pare dhe me rezultatin 2-1, Interi kalon Palermon. Fiorentina rigjen Mutune. Rumuni ka shenuar golin e tij te pare pas demtimit, demtim qe e mbajti sulmuesin nje muaj larg fushave te blerta. Skuadra e Prandelit e ka mbyllur takimin ne minuten e 30-te, kur Mutu ka shenuar golin e "KO”-se per te tijte, ndersa ne te 56-en eshte Pacini qe vulos 3-0. Goli i nderit per Xhenoan erdhi vetem ne minuten e 88-te.
Seria A
Rezultatet
Udineze –Lacio 2-2
Roma – Milan 2-1
Atalanta – Empoli 4-1
Kajliari – Torino 3-0
Fiorentina – Xhenoa 3-1
Inter – Palermo 2-1
Livorno – Parma 1-1
Rexhina – Siena 4-0
Sampdoria – Katania 3-1
Juventus – Napoli X-X

Renditja
1.Inter 67
2.Roma 61
3.Juventus 51
4.Fiorentina 50
5.Milan 46
6.Sampdoria 42
7.Udineze 41
8.Atalanta 37
9.Palermo 36
10.Xhenoa 35
11.Lacio 34
12.Napoli 33
13.Torino 31
14.Siena 31
15.Katania 27
16.Livorno 27
17.Parma 26
18.Rexhina 25
19.Empoli 25
20.Kajliari 21

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›