Triumfi i Hemiltonit, makthi i Ferrarit
Saga e gabimeve. Cmimi i Madh i Australise ka pare me shume gabime sesa mrekulli. Plot 14 pilote terhiqen nga gara dhe vetem 8 tyre arrijne ne finish. I vetmi nga 22 pilotet qe nuk i levizi goma njehere ishte Ljuis Hemilton qe fitoi me merite pasi fitoi polin dhe dominoi garen ne timon te nje McLaren thuajse perfekte. Anglezi eshte njeriu i dites, por bashke me te duhen shenuar edhe garat e bukura te Nik Haifildit, i dyti me BMW e tij, dhe Niko Rozberg, i treti me Wlliams-Toyota. Pas tyre vjen Fernando Alonso (Renault) dhe Heiki Kovalainen (McLaren). Por nuk duhet harrur gara e Sebastien Burde, qe iu desh te terhiqet 3 xhiro para perfundimit pas thyerjes se motorit. Ishte i katerti me Toro Roso, duke mbajtur pas vetes Alonson e Kovalainenin. Duhet te kenaqet me dy piket e marra, edhe pse u ndal, kjo pas numrit te madh te te terhequrve.
Ferrari i trishte
Boterori i Ferrarit nisi shume keq. Raikonen, autor i nje ngjitjeje te madhe qe e dergoi ne vendin e trete pas 30 xhirove, prishi gjithcka me nje tentative parakalimi ndaj Kovalainenit, qe e nxorri jashte piste. Disa sekonda me pas, eshte Felipe Masa qe perplaset me Kultardin. Ne fund, Kimi ndalet kater xhiro perpara flamurit me kuadrate per nje problem ne motor. Dy kokekuqe te ndalura ne te njejten gare per defekt mekanik nuk shikoheshin qe nga gara e Cmimit te Madh te Britanise ne vitin 1997. Ngushellimi i vetem: Kimi u klasifikua ne vendin e tete pas skualifikimit te Barrikelos ne fund te gares. Gjate gjithe dimrit thuhej se ishte nje makine e forte, por mjaftoi kthesa e pare per te treguar nje histori tjeter. Masa beri nje kthese 360 grade kur kerkoi t'i ngjitej Kovalainenit. Nisja jashte binareve krijoi konfuzion e perplasje, qe solli eliminimin e shume piloteve. Raikonen beri nje tjeter rrotullim 360 grade kur po sulmonte Glokun, 15 xhiro perpara perfundimit, pasi nxori nje rrote ne bar.
Renditja ne Cmimin e Madh te Australise
1. Hemilton GB McLaren
2. Haidfild Ger Bmw Sauber
3. Rosberg Ger WilliamS
4. Alonso Spa Renault
5. Kovalainen Fin McLaren
6. Nakajima Jap WilliamS
7. Burde Fra Toro Rosso
8. Raikonen Fin Ferrari
Renditja e pergjithshme
Pilotet
1. Ljuis Hemilton 10 pike
2. Nik Haidfild 8
3. Niko Rosberg 6
4. Fernando Alonso 5
5. Heiki Kovalainen 4
6. Kazuki Nakajima 3
7. Sebastien Burde 2
8. Kimi Raikonen 1
Konstruktoret
1. McLaren-Mercedes 14 pike
2. Williams-Toyota 9
3. BMW Sauber 8
4. Renault 5
5. Toro Rosso 2
6. Ferrari 1