Interi kampion i europes ne fuqi do te perballet sonte me Shalken
Interi, kampion i Europës në fuqi, pret Shalken në ndeshjen e parë çerekfinale për Ligën e Kampioneve dhe trajneri i zikaltërve Leonardo paralajmëron skuadrën e tij për rrezikshmërinë që paraqet kundërshtari. Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes braziliani tha:
“Shalke ka luajtur në Ligën e Kampioneve ndaj skuadra shumë të rendësishme si Lioni, Benfika, Tel Avivi dhe Valencia dhe ka arritur deri në çerekfinale me meritë. Eshtë e vërtetë që ata nuk kanë qenë të qëndrueshëm në kampionatin e tyre, por kanë arritur maksimumin në Champions dhe kanë shanse për të vazhduar më tej.”
Interit i duhet të harrojë humbjen 3-0 në derbin ndaj Milanit, e cila praktikisht i ka nxjerrë jashtë garës për titullin në Serinë A. Ndeshja me Shalken do të jetë një përsëritje e finales së Kupës UEFA në vitin 1997, ku gjermanët fituan me 11-metërsha. Kapiteni Havier Zaneti është i vetmi i mbetur në skuadër që nga ajo ditë. Interi nuk do të ketë mbrojtësi e skualifikuar Lusio, ndërsa Kordoba do të luaj përkrah Ranokias. Në sulm, Milito ndihet gati, por ka të ngjarë ta nisë ndeshjen nga stoli. Dyshja titullare do të jetë Eto-Pandev. Nga ana tjetër, Shalke paraqitet me një ndryshim rrënjësor në krahasim me raundin e kaluar kur eliminoi Valencian. Trajneri Ralf Rangnik ka zënë vendin e Feliks Magatit.
“Duhet të përqëndrohemi re puna jonë. Unë nuk mendoj se humbja e Interit ndaj Milanit do të ketë ndikim në këtë ndeshje. Edhe sikur të fitonin njëlloj do të ishte. Për ne është një sfidë shumë e vështirë dhe duhet të funksionojmë në 100% të mundësive tona për t’ia dalë mbanë. Duhet të punojmë si kolektiv dhe ndoshta mund të kualifikohemi.”
Shalke, që renditet në vendin e 11-të të Bundesligës luajti të premten ndaj St.Paulit. Ndeshja u ndërpre si pasojë e trazirave në stadium, kur skuadra nga Gelsenkirsheni po kryesonte 2-0. Metzelder pësoi një goditje, por do të jetë rregullisht në fushë ndërsa do të mungojnë Kluge dhe Gavranoviç.