E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi me probleme, në Udine me 2 lojtarë të rinj

ROME-Interi do të luajë sot në orën 15.00 një ndeshje tepër të rëndësishme për kryesimin e Serisë A, kur të udhëtojë për në Friuli. Përballë do të jetë Udineze, një ekip tepër i vështirë për zikaltërit në vitet e fundit, por veç kësaj, Murinjo ka probleme të mëdha me mungesat. 4 lojtarë janë skualifikuar pas problemeve në ndeshjen me Sampdorian dhe për ta, portugezi ka marrë lojtarë nga të rinjtë si Kaldirola apo Donati. Dje, për të takuar skuadrën ishte edhe presidenti Morati.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›