Shkodër, bie niveli i ujit, por 5850 ha tokë rezulton e përmbytur
SHKODËR- Moti i qëndrueshëm dhe pa reshje shiu sot në të gjithë territorin e qarkut të Shkodrës po ndikon në përmirësimin e gjendjes në zonat e përmbytura të Qarkut. Shtabi i Emergjencave raportoi sot se niveli i ujit ka shëuar rënie me rreth 20 cm. Ndërkohë sipërfaqja e zonave të përmbytura shënon 5 850 ha tokë, 74 shtëpi të përmbytura ndërsa numri i personave të evakuuar 308. Personat e larguar nga zonat që paraqesnin rrezik janë strehuar përkohësisht në kampingjet e ngritura ose tek të afërmit. Ndërkohë shtëpi të rrethuara nga uji numërohen rreth 600.
Ndërkaq komunikimi me komunën e Dajçit të Bregut të Bunës, pjesë e së cilës janë disa fshatra problematike po bëhet përmes tokës me mjete të tonazhit të lartë, ç'ka po lehtëson punën e struktuarave të ushtrisë në zbatimin e planeve operacionale në ndihmë dhe furnizim të banorëve të rrezikuar si dhe përforcimin e argjinaturave të lumit Buna.
Problem mbetet aksi rrugor i komunës Velipojë, ku në zonën e Urës Dëdë Gjo Lulit, niveli i lartë i ujit nuk lejon kalimin e automjeteve.
Ende i bllokuar nga ujit mbetet totalisht fshati Obot i komunës Ana e Malit, ku komunikimi vazhdon të bëhet me mjete lundruese, ndërkohë që vihet një ulje e lehtë e nivelit të ujit mbi aksin rrugor Oblikë-Obot, ku me vështirësi kalojnë mjete të ushtrisë të tonazhit të lartë.
Ndërkaq, forcat e ushtrisë dhe Bordit të Kullimit vazhdojnë punën intensive në përforcimin e argjinaturave në zonat më problematike në komunat Bushat, Dajç, Velipojë, Guri i Zi, Ana e Malit dhe Berdicë.
(d.b/BalkanWeb)