E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ski-Erjon Tola i 48-i në garën e Slalomit në Vankuver

TIRANë- Skiatori shqiptar, Erjon Tola është renditur i 48-i në garën e slalomit në Lojrat Olimpike Dimërore, “Vankuver 2010”, që po zhvillohen në Kanada.

Ashtu si në garën e slalomit gjigand, Erjon Tola edhe në garën e slalomit arriti rezultat pozitiv. Skiatori shqiptar e nisi garën në vendin e 95-të dhe pas provës së parë me kohën 1 min, 33 sekonda, e 94 të qindat u rendit në vendin e 54-t dhe arriti kualifikimin për në finale.

Në garën finale Tola përmirësoi kohën e tij personale, duke shënuar kohën e përgjithshme në të dyja provat 2 minuta, 43 sekonda e 88 të qindat. Kjo kohë finale e renditi Tolën në vendin e 48-të në garën e slalomit mes 102 skiatorëve pjesmarrës nga e gjithë bota.

Kjo ishta gara e fundit e Tolës në këtë Olimpiadë pas konkurrimit 4 ditë më parë në slalomin gjigand, ku u rendit i 63-i mes 103 skiatorëve pjesmarrës.

Shqipëria është pjesëmarrëse për herë të dytë në Lojërat Olimpike Dimërore “Vankuver 2010”, ku skiatori Erjon Tola është i vetmi sportist në këtë aktivitet, i cili para pak ditësh, skiatori 23-vjeçar valëviti flamurin kombëtar shqiptar në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike.

Skiatori shqiptar i lindur në Tiranë në 15 dhjetor 1986 aktualisht jeton dhe stërvitet në Torino (Itali). Erjon Tola më parë kishte fituar kualifikimin për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore “Torino 2006”, ku ishte gjithashtu i vetmi përfaqësuesi shqiptar

Përveç Erjon Tolës, delegacioni shqiptar në Kanada është i përbërë nga presidenti i KOKSH, Agim Fagu, sekretari i përgjithshëm i Olimpizmit shqiptar, Stavri Bello si dhe trajneri i Tolës, italiani Roberto Bonavita.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›