E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi mund Juven, “prek” gjysmëfinalen e Kupës

Bardhezinjtë kaluan të parët në epërsi që në minutën e dhjetë me anë të Diegos, megjithëse protagonisti kryesor ishte portieri Todlo. Italiani nuk arriti të kontrollojë siç duhet një gjuajtje pa shumë pretendime nga ana e fantazistit brazilian, duke i dhuruar avantazhin “Zonjës”.Pas këtij momenti kampionët e Italisë marrin frenat e lojës në kontroll dhe ushtrojnë presion të vazhdueshëm në portën e Bufonit, që gjithsesi ia del ta mbajë rrjetën të paprekur deri në përfundim të 45-minutëshit të parë.Në minutën e 71-të Lusio barazoi shifrat. Mbrojtësi brazilian u gjend në kohën e duhur dhe në vendin e duhur për të shtyrë topin në rrjetë pas krosimit të Shnajder nga goditja e dënimit në kufijtë e zonës, e devijuar nga muri bardhezi. Vetëm një minutë para fundit Mario Baloteli shmang kohën shtesë, pasi mposhti për të dytën herë portierin bardhezi.Në këtë mënyrë Interi është gjysmëfinalisti i fundit i Kupës së Italisë dhe në rrugën drejt finales gjen Fiorentinën. Gjysmëfinalja tjetër do të diskutohet midis Romës dhe Udinezes.Inter 2 – 1 Juventus, (Lusio 71’, Baloteli 89’ / Diego 10’)Inter (4-3-1-2): Toldo 5.5; Maicon 6, Materazzi 6, Lucio 6.5, Santon 6.5; Zanetti 6.5, Cambiasso 6 (61' Milito 6.5), Thiago Motta 5; Sneijder 7 (90' Cordoba); Pandev 6.5 (80' Muntari), Balotelli 6.5. (Julio Cesar, Samuel, Quaresma, Arnautovic). Trajner: MourinhoJuventus (4-4-1-1): Buffon 7; Grygera 5.5, Chiellini 6.5, Cannavaro 6, Grosso 6; Candreva 5, Melo 5.5, Sissoko 6, De Ceglie 5.5 (90' Paolucci); Diego 6, Amauri 5. (Manninger, Zebina, Legrottaglie, Marrone, Yago, Boniperti). Trajner: FerraraGjyqtar: DamatoKartonë të verdhë: Maicon (I), Chiellini, Melo, Cannavaro (J)                                                                                                 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›