E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE-ja miraton rezolutën për Shqipërinë

Raporti prej 10 pikash i bën apel politikës shqiptare të zgjidhë urgjentisht krizën politike që ka shkaktuar bllokimin e funksionimit normal të të gjithë institucioneve demokratike në vend. Nëpërmjet kësaj rezolute Këshilli i Europës i kërkon qeverisë shqiptare dhe opozitës t’i japin fund krizës politike dhe të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre për miratimin e reformave madhore.Asambleja e KE-së i bën thirrje qeversië shqiptare të ngrejë sa më parë një komision parlamentar për të hetuar zgjedhjet e 28 qershorit të vitit të kaluar. Gjithashtu, një thirrje e drejtpërdrejtë i bëhet opozitës për t’u futur në Parlament. Në votimin e pasdites së sotme eurodeputetët rrëzuan gjashtë nga nëntë pikat e propozuara nga përfaqësuesit e mazhorancës në delegacionin shqiptar. Në to kërkohej që situata në vendin tonë të mos konsiderohet si krizë e ashpër politike. Megjithëse ra dakord për zbutjen e disa termave, Asambleja hodhi poshtë propozimet e mbrojtura nga deputeti Ilir Rusmajli.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›