Hirushja Novara nuk ndalet Ujkani shkelqen
Novara vazhdon perrallen e saj ne Serine B italiane. Pas kualifikimit ne Kupe perballe Cezenes skuadra e drejtuar nga Teser ka fituar 3-0 takimin e javes se 12-te perballe Albinolefes. Golat ne kete sfide u shenuan te gjithe ne fraksionin e dyte te lojes ndersa autoret jane Mota dhe Gonzales dy here. Hirushja e ketij edicioni ka konfirmuar forcen edhe gjate kesaj fundjave ndersa vend per lavdi ka pasur edhe per portierin e Kombetares shqiptare Samir Ujkani. Gardiani kuqezi i cili eshte aktivizuar gjate gjithe 90 minuteshit shkelqeu ne momentet e pakta te veshtira qe u regjistruan ne zonen e piemontezeve. 22-vjecari ka qene nje prej lojtareve me te mire ne fushen e lojes ne fund te takimit eshte vleresuar me noten 7 pasi ka realizuar tri pritje vendimtare duke shuar cdo shprese te kundershtareve per te marre nje rezultat pozitiv.
Sfida e djeshme me Albinolefen ishte edhe nje vitrine shume e mire per Ujkanin per te synuar qe gjate sezonit te ardhshem te rikthehet ne Serine A. Kjo per faktin se Palermo skuadra qe ka ne pronesi kartonin e portierit ka derguar vezhguesit e saj ne stadiumin Piola ashtu si edhe Kievo ku Ujkani ishte nje prej lojtareve ne fokus.