E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqiri fiton derbin me Telin e Agollin

Azerbajxhan

Elvin Beqiri fiton derbin shqiptar ne kampionatin elitar ne Azerbajxhan Premier League. Khazar Lenkoran skuadra ku militon mbrojtesi shkodran ka fituar 0-1 ne fushen e Karabak ekipit ku luajne dy futbolliste te tjere te Kombetares Admir Teli dhe Ansi Agolli. Te tre kuqezinjte jane aktivizuar gjate gjithe lojes madje duke spikatur me paraqitjet e tyre por ne fund ka vendosur goli i Arbanas ne te 66-en qe i dhuroi fitoren miqve. Me keto tri pike ne fushen kundershtare Khazar Lenkoran qe ndryshe njihet edhe si Celsi kaukazian prej pozitave mjaft te mira financiare ngjitet ne kuoten e 21 pikeve duke kapur tashme vendin e dyte te klasifikimit. Ne anen tjeter Karabak duket disi ne veshtiresi pasi momentalisht ata renditen ne vendin e 5-te me 18 pike te grumbulluara ne 10 javet e para te kampionatit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›