E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi ndalet nga Palermo në “San Siro” (video)

Milano - Interi është ndalur nga Palermo në barazim 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të. Megjithëse u gjend në avantazh të dy golave, skuadra e drejtuar nga Hoze Murinjo nuk u tregua e kujdesshme përballë sicilianëve, duke mos arritur dot kështu të shkëputej akoma më shumë nga Juventusi.

Kampionët e Italisë e gjeten avantazhin që në minutën e 15-të me anë të Balotelit, i cili arrin të shënojë me kokë. Në minutën e 39-të Zllatan Ibrahimoviç dyfishon rezultatin, pasi arrin të ekzekutojë saktë një penallti të akorduar nga gjyqtari i takimit.

Në pjesën e dytë miqtë e Palermos arritën të barazonin gjithçka, duke dalë me kokën lart nga stadiumi i Milanos. Në minutën e 73-të Kavani ngushton diferencën, dhe vetëm tre minuta më vonë Suçi barazon shifrat në 2-2.

Me këtë pikë Interi e çon në +10 diferencën me Juventusin e vendit të dytë, pasi këta të fundit u mundën 2-3 në transfertën e Xhenoas. Palermo ngjitet në vendin e gjashtë me 49 pikë, duke kaluar edhe Romën falë golavorazhit.

Më poshtë ju ftojmë të ndiqni në video përmbledhjen dhe golat e këtij takimi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›