E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia nuk do të zvogëlojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Prishtinë - Turqia nuk kërkon të zvogëlojë numrin e ushtarëve në përbërje të KFOR-it. Kjo deklaratë vjen nga komandanti i kontingjentit turk në Prizren, Jahja Baxhak.

“Ne nuk do të ndërmarrim asnjë kërkesë zyrtare në drejtim të NATO-s për zvogëlimin eventual të numrit të ushtarëve. Përkundrazi ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Kosovën, ashtu siç kemi bërë deri tani”, është cituar Baxhak nga “Politika”.

Turqia ka 650 ushtarë në Kosovë, ndërsa vendqëndrimi i tyre është në kazermën “Sulltan Murat” në Prizren.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›