Juventusi është viktima e radhës së Xhenoas (video)
Xhenova - Xhenoa vazhdon serinë e rezultateve pozitive edhe pas javës së 31-të, falë fitores së rëndësishme 3-2 që arriti mbrëmë përballë Juventusit. Me këtë fitore Xhenoa vazhdon të ruajë me fanatizëm vendin e katërt, i cili mund ta dërgojë në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.
Mota kalon vendasit në avantazh në minutën e 29-të të takimit. Në minutën e 45-të është sërish ky lojtar që shënon golin e dytë. Ndërkohë, në të njëjtën minutë Juventusi shënon me anë të Del Pieros nga pika e penalltisë.
Në minutën e 65-të Kamoranezi e lë me 10 futbollistë Juventusin, pasi del nga fusha me karton të kuq. Megjithëse me 10 futbollistë, skuadra e drejtuar nga Klaudio Ranieri arrin të barazojë në minutën e 84-t.
Dy minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt, Suçi hedh poshtë çdo pretendim të torinezëve për të dalë me pikë nga ky takim, pasi arrin të shënojë golin e tretë për vendasit e Xhenoas.
Me këtë fitore Xhenoa ngjitet në kuotën e 57 pikëve, duke ruajtur vendin e katërt nga rreziku i Fiorentinës. Juventusit i thellohet akoma më shumë diferenca me kryesuesit e Interit, duke shkuar në -10 pikë. Njëkohësisht, “Zonja e Vjetër” rrezikohet edhe nga Milani i vendit të tretë, i cili ka dy pikë më pak.
Më poshtë ju ftojmë të ndiqni në video përmbledhjen e takimit Xhenoa-Juventusi.