E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi ndodhet në prag të revolucionit “Murinjo”

Milano - Hoze Murinjo ka të gatshëm në kokën e tij planin për revolucion tek skuadra e Interit. Portugezi kërkon nga presidenti Morati 100 milion euro për të sjellë në Milano disa nga yjet e Premier Ligës angleze sezonin e ardhshëm.

Nemanja Vidiç është njëri prej emrave më të lakuar nga trajneri i Interit. Veç mbrojtësit të Mançesterit, në mendjen e Murinjos është edhe Diabi nga Arsenali, Xhenas nga Totenhemi, dhe dyshja e Çelsit, Mikel-Drogba.

Interi në merkaton e verës duhet të largojë edhe disa futbollistë, të cilët konsiderohen si të padëshirueshëm nga trajneri Hoze Murinjo. Emrat e të padëshiruarve janë: David Suazo, Amantino Mansini, Luis Figo, Rikardo Kuarezma, Marko Materaci, Hernan Krespo, Patrik Viera dhe Hulio Kruz.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›