E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremiç: Debati për Kosovën nuk ka përfunduar

Beograd-Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç, ka deklaruar se debati për Kosovën nuk ka marrë ende fund, ndërsa ka shtuar se një vendim i favorshëm për Beogradin nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare do të ngrejë sërish këtë debat. Jeremiç ka theksuar se autoritet serbe kanë bërë përpjekje 24 orë në ditë që të mos ketë më të akuzuar, të përndjekur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë për krimet në ish-republikën jugosllave.

“Nuk e di se kur do të ndodhë sepse nuk jam në mesin e atyre njerëzve të cilët drejtpërdrejt merren me arrestimin e Ratko Mlladiçit, por sipas meje do të ishte gabim i madh nëse i tërë Ballkani bëhet peng i këtij operacioni”-tha Jeremiç, për gazetën rumune “Evenimentul Zilei” i pyetur nëse arrestimi i gjeneralit serb Ratko Mlladiç do të përshpejtojë procesin e integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›