Interi në Parma për të mbyllur kampionatin
Ndeshja e prapambetur e javës së 22, Parma - Inter, e shtyrë për shkak të dëborës, e që mund të shtyhet sërish po për shkak të dëborës, (mund të) luhet sonte në Tardini në orën 20.45. Pa Shnaider, Stankoviç, Kivu e Muntari, Mourinjo do të hedhë në fushën e blertë treshen ekzaltuese sulmuese me në dyshim që lidhet mes Balotelit dhe Pandevit. Nga minuta e parë do të luajnë edhe dy isha: Mariga për Interin dhe Himenez për Parmën, ndërkohë që dy isha të tjerë, Krespo dhe Panuçi nuk do të luajnë, i pari për dëmtim dhe tjetri i skualifikuar.Në rast fitore të zikaltërve, Interi thellon në 11 pikë distancën me Romën dhe 13 me Milanin, që ka një ndeshje të prapambetur në Firence ndaj Fiorentinës.Parma-Inter (ora 20.45) PARMA (3-4-1-2): Mirante; Dellafiore, Zakardo, Lukareli; Valiani, Morrone, Gallopa, Kastelini; Himenez; Biabiani, Lanzafame. Tr. Guidolin. INTER (4-3-3): Hulio Sezar; Maikon, Lusio, Samuel, Santon; Zaneti, Kambiaso, Mariga; Pandev, Milito, Eto'o. Tr. Mourinho.