E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosch: Berisha e Rama t’i përgjigjen tryezës pozitivisht

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch theksoi s tryeza është një hap konstruktiv dhe inkurajues. "Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret ngrohtësisht nismën e presidentit shqiptar për të organizuar një takim politik në tryezë të rrumbullakët të shtunën si një hap konstruktiv dhe inkurajues në drejtim të zgjidhjes së bllokimit politik të tanishëm”, thuhet në reagimin e OSBE-së.Më tej, Bosch shprehet se shpreson në reagime pozitive nga dy krerët e partive kryesore. “Ne po ashtu mirëpresim përgjigjet pozitive publik nga krerët e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste në lidhje me pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe aktive, duke marrë në konsideratë së bashku mënyrat në të cilat këto vështirësi mund të kapërcehen”,thuhet në deklaratën e OSBE-së.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›