Interi ne gjurmet e dy perlave braziliane

Interi ka vendosur në qendër të objektivave të tij dy futbollistët e rinj brazilianë, të konsideruar si më të talentuarit e brezit të tyre, Neymar dhe Ganso.
Në një artikull të së përditshmes braziliane “O Globo”, burime brenda klubit të Santosit, që zotëron kartonin e të dy lojtarëve, konfirmuan interesimin dhe kontaktet me klubin e drejtuar prej Massimo Moratti-t.
Megjithatë, e njëjta gazetë konfirmoi se për të dy lojtarët është interesuar edhe Chelsea, prandaj besohet se zikaltërit do të detyrohen të përballen me gjigantët anglezë në një ankand të mirëfilltë.