Gjysmefinalja e Kupes Tirana- Besa Vllaznia- Dinamo

Tirana – Besa dhe Vllaznia – Dinamo janë dy ciftet që do të përballen në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Ky ka qenë verdikti i shortit të hedhur në Federatë, që ka përcaktuar dhe përballjet e skuadrave që kërkojnë trofeun e dytë për nga rëndësia në futbollin shqiptar, por që në të njëjtën kohë siguron një vend në Kupat e Evropës.
Pikërisht ky është dhe objektivi i të katër skuadrave gjysmefinaliste, të cilat kur kanë mbetur dhe dhjetë javë nga fundi i këtij sezoni të Superligës janë jashtë garës për titullin kampion. Në këto dy përballje, Tirana duket më e favorizuar për të arritur finalen e Kupës. Bardheblutë e kryeqytetit renditen në vendin e katërt të renditjes dhe synimin e vetëm sezonal kanë sigurimin e një bilete për në Evropë.
I ndryshëm është pozicioni i Besës në këtë sezon. Skuadra kavajase, e cila mban dhe trofeun e Kupës, ka zhvilluar një kampionat të dobët dhe tani është në garë për të mos rënë nga kategoria. Për këtë arsye, me shumë mundësi Besa do të përqëndrohet vetëmk te ndeshjet e mbetura të Superligës. Një sfidë e vështirë do të jetë ajo mes Vllaznisë dhe Dinamos.
Shkodranët kanë bërë një paraqitje të shkëlqyer në kampionat, ndërkohë që Dinamo është kthyer të fitorja në javën e fundit të Superligës. Ndeshjet e vajtjes për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen më 16 mars, ndersa ato të kthimit më 6 prill.
Nertan Prifti