Interi nis bisedimet me Bayernin për Tonin
Kampioni i Serie A, Interi, raportohet se ka filluar bisedimet me gjigantin gjerman Bayern Munich për të transferuar sulmuesin italian Luca Toni.
Sipas "Gazzetta dello Sport", Interi është rikthyer drejt Toni-t pasi është lodhur nga bisedimet me Lazion për sulmuesin Goran Pandev.
Maqedonasi mbetet lojtari kryesor i kërkuar nga Interi, por kontrata e tij është e komplikuar dhe nuk është e garantuar që presidenti i Lazios, Claudio Lotito, do të pajtohet ta shesë atë në janar.
Ndërkohë, Interi ka filluar bisedat me Tonin, por sërish zhvillimet mund të tregohen të pavlera nëse klubi gjerman shkarkon trajnerin Louis van Gaal para afatit kalimtar të janarit. Një trajner tjetër në stolin e ekipit gjerman do të mund të vendoste për mbajtjen e italianit.