Interi njeh klubin shqiptar te tifozeve

Interi njohu zyrtarisht klubin e tij të tifozëve shqiptarë, lajm i publikuar në vetë faqen e klubit të madh italian.
”Ata që mendojnë se mbështetja për Interin është në rënie, kundërshembulli më i mirë janë klubet e ndryshme të tifozëve që janë hapur së fundmi në shumë vende të botës”, lexohej në komunikatë, ndërsa numëroheshin organizata të tilla, përveç asaj të Tiranës, edhe në Suedi, Norvegji, Gjermani, Maqedoni e Japoni.
”Një grup 20-vjeçarësh, i kryesuar nga Juxhin Rama dhe bashkëpunëtorët e tij Armand Troçi, Megi Gjongecaj, Erion Maksuti, Klejvi Drini, Rejnis Plaku, Albano Hoxhaj dhe të tjerë kanë themeluar në Tiranë një prej klubeve më të mëdha të tifozëve të Interit jashtë vendit. Sipas fjalëve të tyre, klubi interesit i Tiranës do të përhapet shumë shpejt në të gjitha qytetet shqiptare, nëpërmjet rekrutimit të bashkëkombasve të apasionuar pas ngjyrave zikaltër”, shkruhej në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të Interit në internet.
Pikat e kontaktit midis tifozerisë shqiptare dhe klubeve italiane janë të shumta tashmë. Përveç hapjes së faqeve të shumta në rrjetet sociale nga tifozët shqiptarë, klubi tjetër i madh i Milanos, Milani, ka ardhur dy herë për ndeshje miqësore në Shqipëri, të financuara nga një prej sponsorve të tyre, “Taçi Oil”.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Venecia dhe ODIHR, rekomandime për reformën
Prezantohet raporti i ekspertëve me sugjerimet përkatëse
Tiranë, konferencë për drejtësinë
Euro bie në 136.31 lekë
Emigrimi, rritet numri i shqiptarëve në Itali
Asistenca, të varfrit vijojnë të shtohen