E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbet heqin barrikadat


Mund të duket një gjë e cuditshme, por po ndodh!Ashtu sic i kishin vendosur katër muaj më parë, serbët e Zubin Potokut në krye me kryetarin e tyre Slavisha Ristiç filluan ta largojnë barrikadën në Jageenicë, rrugë kjo që të con në pikën kufitare 31 në Bërnjak.

Pamje të siguruara nga agjencitë serbe pasqyrojnë një situatë  tërësisht të kundërt nga ajo që kemi parë për 4 muaj rresht. Një makinë që duket se është e KFOR-it po e heqë zhavorrin nga rruga, ndërsa serbët ndonëse të mbledhur, si më parë dhe me flamuj në dorë nuk po e pengojnë atë. Të pranishëm janë edhe kamionët e serbëve që për gjithë këtë kohë u përdorën për bllokimin e rrugëve. Sot ato shfrytëzohen pikërisht për të kundërtën. Veriu i KosovësHeqja e barrikadave, reagime në Serbi KFOR konfirmon largimin e barrikadave Kosova rrezikon Serbinë

Në pamje shihet edhe kryetari i Zubin Potokut, Slavisha Ristiç i cili dialogon here pas here me përfaqësuesit e KFOR-it, por më shumë me komunitetin e tij.

Vendimi për zhbllokimin e kësaj rruge erdhi pas një takimi që kryetari paralel i komunës pati me përfaqësuesit e KFOR-it me 2 dhjetor, në ditën kur delegacioni kosovar dhe ai serb nënshkruan marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit.

Burimet nga veriu thonë se të hënën serbët kanë  larguar edhe barrikaden  pranë pikës kufitare në Jarinjë. Mbetet ende e bllokuar ura mbi lumin Ibër dhe rruga magjistrale nga Mitrovica në drejtim të Jarinjës.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Tahiri komenton mbi marrëveshjen me Serbinë
Edita Tahiri, është kthyer nga Brukseli ku ka zhvilluar takim maratonik me përfaqësuesin serb, Borisllav Stefanoviç, derisa u pajtuan për menaxhimin e integruar të kufirit, që tashmë po quhet vetëm si IBM, duke ua lënë palëve ta interpretojnë këtë shkurtesë. Vdekja misterioze Besim Kabashit
Të shtunën në mesnatë është gjetur i vdekur në banesën e tij kampioni botëror në Thaibox Besim Kabashi. Në trupin e tij nuk është gjetur as edhe një shenjë gjaku. Krasniqi: Paktet me Serbinë, me bazë ligjore
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se marrëveshjet që arrihen me Serbinë duhet të jenë të bazuara në ligjet e Kosovës. Mocion kundër Thaçit
“Ky kryeministër po tregohet për cdo ditë e më i dëmshëm për Kosovën, pra për ta ruajtur pushtetin e vet po e dëmton shumë Kosovën, rrjedhimisht duke u nisur nga kjo do të nisim me mbledhjen e nënshkrimeve të deputeteve të Kuvendit të Kosovës për ëe paraqitur mocionin e mosbesimit për kryeministrin Thaci”, tha Visar Ymeri, deputet i “Vetëvendosje”. Marrëveshja me Serbinë, opozita kundër
Vetëm pak orë pasi Kosova dhe ai i Serbia arritën marrëveshje për Menaxhimin e Integruar të Kufirit”, subjektet politike opozitare kanë kundërshtuar me deklarata të fuqishme.

Lajmet kryesore

Venecia dhe ODIHR, rekomandime për reformën
Prezantohet raporti i ekspertëve me sugjerimet përkatëse
Tiranë, konferencë për drejtësinë
Euro bie në 136.31 lekë
Emigrimi, rritet numri i shqiptarëve në Itali
Asistenca, të varfrit vijojnë të shtohen

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›