Venecia dhe ODIHR rekomandime per reformen

Komisioni i Venecias dhe ODIHR kanë paraqitur një projekt vlerësimi dhe rekomandimesh për reformën zgjedhore në Shqipëri.
Projekti për reformën zgjedhore në Shqipëri është hartuar nga dy ekspertë, të cilët sugjerojnë përmirësimin e shumë neneve. Mësohet se rekomandimet janë të bazuara në problematikën e zgjedhjeve vendore në Shqipëri.
Ekspertët kanë deklaruar se duhet të përcaktohet qartë se si do veprohet me votat e hedhura në kutitë e gabuara.
Numërimi i votave të hedhura në kutitë e gabuara shkaktoi një valë polemikash dhe një përplasje të fortë politike në zgjedhjet ReformatSequi: Reformat në kohën e duhur Ashton: Inkurajoj konsensusin Kukan e Swoboda, letër Berishës e Ramës e fundit vendore.
Pak ditë më parë komisioni parlamentar për reformën zgjedhore filloi nga puna dhe palët pjesëmarrëse u shprehën optimiste për arritjen e konsensusit.
Vendimet e para konsensuale të komisionit ishin vendime teknike, përfshirë edhe ngritjen e grupit të eksperteve.
Nisja e punimeve për reformën në fjalë u përshëndet nga faktori ndërkombëtar, në vecanti nga komisioneri evropian për Zgjerimin, Shtefan Fyle, por edhe nga europarlamentarë të ndryshëm.
Edhe ambasadori i BE në Tiranë, Ettore Sequi, në një intervistë për Top Channel deklaroi se është një lajm i mire vullneti për konsensus dhe reforma, që lidhen më së shumti me reformën zgjedhore.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Emigrimi, rritet numri i shqiptarëve në Itali
“Eurostat”: 1.1 milionë shqiptarë jetojnë në BE
Euro bie në 136.31 lekë
Harasani: CEZ vepron ndesh me ligjin
Asistenca, të varfrit vijojnë të shtohen